Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanet synojnë nismë të mbarë ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve 
    Ballina-2

    Dardanet synojnë nismë të mbarë ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve 

    20/02/2025 16:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka përmbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, përpara sfidës kundër Maqedonisë së Veriut, e cila luhet nesër në Shkup, në kuadër të Grupit 6 të Ligës C.


    Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Sermaxhaj dhe stafi i tij kanë punuar në detaje taktike, derisa gjatë tri ditëve stërvitje Dardanet kanë punuar me përkushtim maksimal për ta nisur këtë cikël me rezultat pozitiv dhe për të bërë hapin e parë drejt objektivit kryesor – rikthimit në Ligën B.
    Pas stërvitjes, dy lojtare të Kombëtares, Blerta Smaili dhe Djellza Mehmeti, ndanë pritshmëritë e tyre për këtë sfidë


    Blerta Smaili: “Besoj që jemi përgatitur shumë mirë. Kemi ushtruar tri ditë me intensitet. Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe shpresojmë në fitore. I kemi pasur përballë disa herë këtë kundërshtar kohët e fundit dhe kemi fituar, por kjo nuk do të thotë se do të jetë një ndeshje e lehtë. E marrim si çdo ndeshje tjetër me seriozitet maksimal. Synojmë për t’u kthyer në Ligën B dhe po punojmë në realizimin e këtij objektivi”.


    Djellza Mehmeti: “Është një ndjenjë shumë e mirë. Të kalosh nga grupmosha U19 në ekipin e parë është thjesht ndjenjë e papërshkrueshme. Është kënaqësi dhe privilegj të jesh pjesë e Kombëtares A me këto vajza të mrekullueshme, të cilat kanë treguar sukses. Në bazë të stërvitjeve dhe harmonisë së ekipit, besoj se do të dalim me rezultat pozitiv në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut”.
    Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet nesër (më 21 shkurt) në ora 14:00 në Shkup, ndërsa sfidën e dytë Dardanet do ta luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Letonisë.

    TË LIDHURA

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.