Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, Gallapeni e Korenica optimistë
    Ballina-1

    “Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, Gallapeni e Korenica optimistë

    02/09/2025 15:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistët e Kosovës kanë vazhduar përgatitjet për ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës 2026, ku më 5 shtator dhe 8 shtator, do të përballen me Zvicrën dhe Suedinë.

    Seanca e dytë stërvitore u zhvillua të martën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me pjesëmarrjen e të gjithë futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.

    Shkaku i udhëtimit dhe arritjes së vonshme në grumbullim, Fidan Aliti dhe Ron Raqi zhvilluan vetëm një pjesë të stërvitjes me program të diferencuar.

    Foda u përqendrua kryesisht në aspektet taktike, duke punuar me ekipin në mënyrën e lojës që synon ta aplikojë në sfidën e parë kundër Zvicrës.

    Pas seancës stërvitore, Dion Gallapeni e Meriton Korenica, folën për pritjet që i kanë për dy ndeshjet e para të Grupit B kualifikues.

    “Stërvitjet janë duke shkuar me intensitet të lartë. Jemi duke u përgatitur për këto dy ndeshje, por normalisht fokusi për momentin është vetëm tek Zvicra. Jemi duke punuar në aspektin taktik, kështu që shpresojmë të shkojmë atje dhe të marrim rezultat pozitiv. Pres që në ndeshjen me Zvicrën të hyjmë në fokus maksimal sepse e dimë se është ndeshje e vështirë dhe shpresoj se me ndihmën e bashkatdhetarëve tanë të marrim rezultat pozitiv”, tha Gallapeni.

    Ndërkohë, Korenica shtoi se të gjithë lojtarët janë të motivuar para ndeshjes kundër Zvicrës, që luhet të premten mbrëma në Basel.

    “Po përgatitemi maksimalisht për këto dy ndeshje. Stërvitja sot ka shkuar shumë mirë. Të gjithë djemtë janë të motivuar për ndeshjen e parë. Shpresoj të bëjmë më të mirën dhe të japim maksimumin pasi dihet që dihet se është një ndeshje e vështirë, por gjithçka po shkon shumë mirë dhe shpresoj që të japim maksimumin dhe pse jo të marrim rezultat pozitiv. Janë dy kombëtare shumë të forta, si Zvicra ashtu edhe Suedia, por presim rezultate pozitive, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve. Të gjithë janë të motivuar dhe mezi i presin ndeshjet. Pres përkrahjen e të gjithëve në Bazel, pasi atje ka shumë shqiptarë dhe shpresoj se të bëjmë më të mirën dhe t’i kënaqim edhe ata që do të vijnë ta shikojnë ndeshjen”, tha Korenica.

    Stërvitja e radhës e “Dardanëve” është paraparë të mbahet të mërkurën, më 3 shtator, nga ora 11:00 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

    TË LIDHURA

    Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë: Udhëtojmë më të motivuar se kurrë

    24/10/2025 12:40

    Fitorja e dytë rresht për Galatasarayn në Champions

    22/10/2025 20:51

    Kosovarët vendimtarë në fitoren e Rubin Kazanit për Kupë të Rusisë

    22/10/2025 20:46

    “Gazzetta”: Mungesa e Rrahmanit peshon shumë

    22/10/2025 19:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.