Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim maksimal, Zabërgja dhe Bekaj optimistë para ndeshjeve vendimtare
    Ballina-2

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim maksimal, Zabërgja dhe Bekaj optimistë para ndeshjeve vendimtare

    11/11/2025 16:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

    Dardanët kanë zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orët e mesditës, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda. Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë zhvilluar rigjenerim në palestër, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka kryer stërvitje intensive në fushë.

    Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues.

    Në përfundim të stërvitjes, dy futbollistët Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj kanë folur për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme, duke shprehur optimizmin e tyre për rezultate pozitive.

    “Jam shumë i lumtur për rikthimin, duke pasur parasysh se kemi përpara dy ndeshje jetike për Kombëtaren. Shpresoj që me seriozitet maksimal dhe qasje të mirë t’i kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë si ekip kombëtar. Fillimisht përballemi me Slloveninë, ku synojmë të paktën një pikë, edhe pse me grupin e lojtarëve që kemi mund të shkojmë për fitore. Ekipi është paraqitur në nivel të jashtëzakonshëm, sidomos kundër Suedisë, ku të gjithë dhanë 100 për qind dhe u arritën rezultatet që dëshiruam. Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe meritojmë të jemi pjesë e Botërorit”, tha Baton Zabërgja i rikthyer në ekipin kombëtar pas lëndimit që e kishte lënë jashtë grumbullimit të tetorit.

    “Të gjithë bashkëlojtarët janë në formë shumë të mirë dhe atmosfera është e shkëlqyer. Shpresoj të fokusohemi maksimalisht te ndeshja kundër Sllovenisë, sepse është shumë e rëndësishme të dalim me rezultat pozitiv. Pastaj, nëse kemi pak fat dhe Zvicra gabon në ndeshjen e parë, do të kishim mundësinë të luajmë një finale këtu në ‘Fadil Vokrri’. Mungesa e Aro Muriq? Kemi pasur situata të ngjashme edhe më herët, madje edhe kundër Zvicrës jashtë kemi luajtur pa 5-6 lojtarë kryesorë dhe kemi barazuar 1:1. Edhe kundër Suedisë kishim mungesa por ia dolëm. Tani jemi shumë më të kompletuar dhe besoj se do t’ia dalim. Më e rëndësishmja është që secili që hyn në fushë të japë maksimumin dhe jam i bindur se do të arrijmë rezultate pozitive në të dyja ndeshjet.”

    Dardanët do të vazhdojnë me përgatitje edhe në ditët në vijim, me fokus të plotë drejt përballjes së parë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor.

    TË LIDHURA

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim maksimal, Zabërgja dhe Bekaj optimistë para ndeshjeve vendimtare

    11/11/2025 16:19

    Top Chanel: Shehi ka paraqitur dorëheqjen te Ballkani

    11/11/2025 16:08

    Zinedine Zidane paralajmëron rikthim të afërt: “Së shpejti do të drejtoj një ekip të ri”

    11/11/2025 13:43

    Franco Foda: Me Slloveninë synojmë të paktën një pikë

    10/11/2025 14:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.