Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanët zhvilluan lojë kontrolluese, Giresse vëzhgon me vëmendje performancën e lojtarëve
    Ballina-1

    Dardanët zhvilluan lojë kontrolluese, Giresse vëzhgon me vëmendje performancën e lojtarëve

    12/06/2023 15:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës, në përpjekje për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, ka vazhduar punën me entuziazëm në seancat stërvitore.

    Në seancën e sotme, Dardanët e kanë zhvilluar një lojë kontrolluese, ku grupi i futbollistëve është ndarë në dy ekipe.

    Përkundër reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe fushës së rrëshqitshme, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe kanë shfaqur formë të mirë.

    Përzgjedhësi Alain Giresse e ka vëzhguar me vëmendje paraqitjen dhe lëvizjet e futbollistëve, teksa me stafin e tij do ta bëjë edhe videoanalizën e performancës së tyre, në mënyrë që t’u japë udhëzimet e nevojshme për ndeshjen kundër Rumanisë.

    Nga afër këtë seancë përgatitore e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi, duke treguar kësisoj mbështetje dhe inkurajim për ekipin para dy sfidave tejet të rëndësishme.

    Stërvitja e radhës e Kombëtares është paraparë të zhvillohet të martën në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali.

    Do theksuar se në prag të dy ndeshjeve të cilat vlerësohen si kruciale për fatin e mëtejmë të këtij cikli kualifikues, të gjithë që janë të përfshirë në Kombëtaren dardane janë duke punuar me vendosmëri e përkushtim për të arritur sukses. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.