Darwin Nunez dështim total: edhe Domino’s Pizza tallet me blerjen rekord të Liverpoolit

Postimi është bërë më 2 janar, por është bërë viral në këto orë pasi kanë qenë të shumtë ata që kanë vendosur ta shpërndajnë dhe komentojnë në rrjetet sociale. Po flasim për një tallje e Domino’s Pizza, markë e njohur në të gjithë botën, në dëm të sulmuesit të Liverpool-it, Darwin Nunez, fajtor se deri
Postimi është bërë më 2 janar, por është bërë viral në këto orë pasi kanë qenë të shumtë ata që kanë vendosur ta shpërndajnë dhe komentojnë në rrjetet sociale. Po flasim për një tallje e Domino’s Pizza, markë e njohur në të gjithë botën, në dëm të sulmuesit të Liverpool-it, Darwin Nunez, fajtor se deri tani ka dështuar me fanellën e Të Kuqve.
Situata është përkeqësuar për sulmuesin e ri edhe pas paraqitjes zhgënjyes të bërë kundër Brentofrd-it, duke humbur të paktën dy raste të pastra, dhe rrjetet sociale nuk kanë treguar asnjë mëshirë.
Siç u tha, bie në sy më shumë se të tjerët tallja e Domino’s Pizza që e ka shoqëruar imazhin e lojtarit me mesazhin: “Na falni nëse kemi humbur ndonjë porosi mbrëmjen e sotme, ky djalosh sapo ka filluar punën”.
Një referencë e qartë në lidhje me paraqitjen zhgënjyese të Darwin Nunez që, nga momenti i zbarkimit në Premier League, po e paguan shumë shtrenjtë krahasimin me sulmuesin tjetër të ri të kampionatit anglez, Erling Haaland, i cili po thyen çdo rekord me Manchester City-n.
Sulmuesi uruguaian u transferua nga Benfica te Liverpool verën e kaluar për 100 milionë euro, duke u bërë edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.
Sorry if we’ve missed any orders tonight, we’ve just had this guy start pic.twitter.com/7slR29SPQ7
— Domino's Pizza UK (@Dominos_UK) January 2, 2023



