Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    David Beckham flet për nënshkrimin me Messin: Surreale dhe e pabesueshme
    Ballina-1

    David Beckham flet për nënshkrimin me Messin: Surreale dhe e pabesueshme

    24/05/2024 08:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    David Beckham, pronar i Inter Miamit, ka rrëfyer se nuk e priste që Lionel Messi të pranonte të luante për klubin e tij, në një kohë kur kishte oferta edhe nga Arabia Saudite.

    “Ishte vizioni im që nga dita e parë. Kur prezantova ekipin dhe u përpoqa të bashkoja simbolin dhe ngjyrat, “slide” i fundit i prezantimit me themeluesit e klubit ishte një foto e Messit me fanellën e Inter Miamit. Ëndrra ime ishte gjithmonë ta sillja atë në ekipin tonë”, u shpreh ish-“ylli” i Anglisë në podcastin SmartLess.

    “Ende nuk mund ta besoj. Sa herë që dikush më thotë “Ke Messin në ekipin tënd” është surreale. Të thuash që ne kemi ndoshta lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë këtë sport, lojtarin më të suksesshëm në këtë sport dhe ai po luan për Inter Miamin, në MLS, është e pabesueshme”, theksoi ai.

    Procesi nuk ishte i lehtë: “U desh shumë, ne e filluam procesin katër-pesë vjet para se të vinte. Shkova në hotelin e babait të tij dhe i thashë: “Dua të nënshkruaj djalin tënd, e di që ai nuk do të vijë tani, por në një moment do të dua ta sjell në Miami”.

    Shumë lojtarë donin të shkonin në Arabinë Saudite dhe ai kishte shumë oferta, pa dyshim. Por ai është shumë inteligjent, ai e di madhësinë e tregut të Amerikës së Veriut, mundësitë që ekzistojnë. Dhe besoj se ai pa edhe jetën që unë, fëmijët dhe bashkëshortja ime patëm në Los Angeles. Ishte vendimi i tij”, shtoi ai.

    TË LIDHURA

    Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion

    21/08/2025 17:32

    Në Zvicër shkruajnë për futbollistët shqiptarë që refuzuan Zvicrën për Kosovën apo Shqipërinë

    21/08/2025 15:07

    Ishte deklaruar gay, futbollisti i Serie A tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    21/08/2025 11:47

    Tri skuadra shqiptare sonte në aksion, synojnë historinë në garat e UEFA-s

    21/08/2025 11:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.