Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    De Biasi shpreh pëlqimin për t’u bashkuar me Dardanët: Do të doja ta drejtoja një ditë Kosovën
    Ballina-2

    De Biasi shpreh pëlqimin për t’u bashkuar me Dardanët: Do të doja ta drejtoja një ditë Kosovën

    19/12/2023 19:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri italian Gianni de Biasi, është dekoruar sot (e martë) në një ceremoni zyrtare nga kolegji Universum, me titullin “Doctor Honoris Causa” për promovimin e kombit shqiptar përmes sportit.

    De Biasi shënoi një kapitull të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar. Ai mori ‘frenat’ e kombëtares shqiptare në një periudhë shumë sfiduese dhe arriti të bënte ndryshime thelbësore në paraqitjen dhe imazhin e skuadrës.

    Në vitin 2011, kur De Biasi mori përgjegjësinë e drejtimit të kombëtares shqiptare, ai u përball me sfida të shumta.

    Megjithatë, me profesionalizmin dhe aftësitë e tij, ai arriti të vendoste një kulturë disiplinore dhe një mentalitet fitues në mesin e lojtarëve.

    Momenti më i rëndësishëm i kohës së De Biasit me kombëtaren shqiptare ishte kualifikimi për UEFA Euro 2016, për herë të parë në historinë e saj.

    Përveç suksesit sportiv, De Biasi u bë një figurë shumë e dashur për tifozët shqiptarë, të cilët e nderuan për punën dhe angazhimin e tij.

    Ai ndryshoi perceptimin në botë për futbollin shqiptar dhe e bëri Shqipërinë të njohur në skenën ndërkombëtare të këtij sporti.

    Të pranishme në këtë ceremoni ishin edhe mediat, ku pas përfundimit të saj tekniku italian iu përgjigj disa nga pyetjeve të gazetarëve, ku nuk mungonin ato për Kosovën.

    I pyetur nëse do të pranonte një ofertë nga Kosova, De Biasi e la derën hapur, duke thënë se do të donte që një ditë të ishte në krye të Kosovës.

    “Unë besoj që Kosova e ka marrë vendimin se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Federata e Futbollit të Kosovës më pëlqen shumë dhe do të doja që ta drejtoja një ditë”, ka thënë fillimisht De Biasi.

    “Kosova mund të ec në gjurmët e asaj rruge që ka ndjekur kombëtarja e Shqipërisë. Është një skuadër me cilësi, që ka shumë lojtar të rinj, të mirë dhe interesant, të cilët mund të arrijnë çfarëdo rezultati”, përfundoi ai. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.