Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    De Biasi shuan zërat për rikthim te Shqipëria, rinovon me Azerbajxhanin
    Ballina-1

    De Biasi shuan zërat për rikthim te Shqipëria, rinovon me Azerbajxhanin

    04/10/2022 16:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri italian, Gianni De Biasi ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit për drejtimin e kombëtares azere.

    De Biasi me kontratën e re do të mbetet trajner i reprezentacionit të Azerbajxhanit deri në vitin 2023, kur edhe mbyllen kualifikimet për Euro 2024.

    “Kontrata me trajnerin e përfaqësueses së Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, është rinovuar edhe për një cikël eliminator”, thuhej ndër të tjera në vendimet e Komitetit Ekzekutiv të Federatës.

    Kësisoj, zërat për gjasat që De Biasi të rikthehet te Kombëtarja e Shqipërisë janë shuar. De Biasi ishte trajneri historik i “kuqezinjve” duke e kualifikuar në Kampionatin Evropian 2016 për herë të parë në histori. Emri i De Biasit u lakua shumë në mediat shqiptare si pasues i mundshëm i Edi Rejës, trajnerit aktual të Kombëtares i cili po kritikohet shumë për rezultatet jo të mira.

    De Biasi është mori drejtimin e Azerbajxhanit në vitin 2020 dhe firmosi kontratë dyvjeçare.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.