Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    De Bryun i zhgënjyer: Donim më shumë, në ekip askush nuk festoi kualifikimin
    Ballina-1

    De Bryun i zhgënjyer: Donim më shumë, në ekip askush nuk festoi kualifikimin

    28/06/2024 13:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kevin De Bryune, kapiteni i Belgjikës, reflekton pas barazimin 0-0 ndaj Ukrainës , i cili i pa Djajtë e Kuq të kalojnë në fazën e 1/8-ave si të dytët në grup. Tashmë belgët i pret një përballje me Francën dhe mesfushori ka treguar se ka pasur pak festë në skuadër pas barazimit pa gola.

     “Në fakt, dhomat e zhveshjes kishin një atmosferë shumë të qetë. Kam kohë që luaj futboll, kam fituar shumë dhe kam përjetuar edhe momente që dhembin shumë. Duhet ta mbash gjithçka me vete pasi në thelb kjo është përvoja që gjithkush grumbullon. Duhet të jesh në gjendje të përballesh me momente të këqija”, tha për “Het Latste Nieuws” mesfushori i Manchester Cityt.

    De Bryjne u shpreh i zhgënjyer që “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën më mirë ndaj Ukrainës, por gjithsesi është i kënaqur me kualifikimin. Edhe 24 orë pas ndeshjes kur klime në ekip e sidomos me tifozët duket e qetësuar. Si për të përshkruar ambicien e skuadrës belge, kapiteni sqaroi: “Nuk pashë askënd që ta shijonte qoftë edhe pak kualikfimin.

    Edhe pse e merituam pas reagimit tonë pas ndeshjes së parë. Në fazën e grupeve luajtëm relativisht mirë, ishte shumë më mirë nëse e krahasoni me turneun e mëparshëm, por sigurisht që do të kishim dashur më shumë më nivel loje e jo vetëm rezultatesh”. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Mediat kroate vlerësojnë se Ron Raçi do të bëhet lider

    25/08/2025 17:19

    Mërgim Vojvoda me Comon e nisin me fitore edicionin në Serie A

    24/08/2025 20:59

    Unitedi mbetet pa fitore, Fernandes humb penalltinë

    24/08/2025 19:29

    Paqe në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva ende pa fitore në këtë sezon

    24/08/2025 18:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.