Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    De Jong shfryn ndaj gazetarëve në konferencë për shtyp: Më keni acaruar, shkruani gënjeshtra
    Ballina-1

    De Jong shfryn ndaj gazetarëve në konferencë për shtyp: Më keni acaruar, shkruani gënjeshtra

    20/02/2024 22:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Frenki De Jong ka shfaqur gjithë pakënaqësinë e tij me mediat spanjolle.

    Mesfushori holandez nuk i ka pritur mirë lajmet që kanë qarkulluar për situatën e tij te Barcelona dhe pagën që ai merr në klubin katalanas. Lojtari 26-vjeçar ka theksuar se lajmet janë të rreme dhe se shumë prej gazetarëve duhet t’u vijë turp për ato çfarë kanë shkruar.

    “Ka shumë lajme të rreme në shtyp. Më keni acaruar pak. Disave prej jush duhet t’ju vijë turp. Njerëzit shpikën numra për rrogën time. Jam shumë i lumtur te Barça, shpresoj të qendroj këtu për shumë vite. Po flisni shumë për kontratën time, për situatën time në skuadër dhe për rrogë time. Shumë tym, shumë gënjeshtra. Raportimet për një pagë 40 milionë euro janë shumë larg nga sa fitoj vërtetë”, ka deklaruar Frenki De Jongu. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.