Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    De Laurentiis do të mbrohet nga policia pas tensioneve në rritje me tifozët e Napolit
    Ballina-2

    De Laurentiis do të mbrohet nga policia pas tensioneve në rritje me tifozët e Napolit

    15/04/2023 13:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, raportohet se i është caktuar mbrojtje policore për shkak të tensioneve në rritje mes tij dhe një pjese të bazës së tifozëve të klubit.

    Tensioni mes palëve nisi pas humbjes ndaj Milanit në Serie A, me “Ultrasit” e klubit që protestuan për çmimet e biletave në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe zbatimin e rreptë të masave të sigurisë për parulla dhe flamuj.

    Sipas mediave italiane, tensionet u rritën edhe më shumë pas humbjes tjetër të pësuar ndaj Milanit, kësaj here në Ligën Kampionëve. Humbja 1:0 në ndeshjen e parë çerekfinale sigurisht që nuk do ta ketë ndihmuar disponimin rreth klubit.

    Siç raporton “ANSA”, autoritetet napolitane kanë vendosur që De Laurentiis të mbrohet nga policia për shkak të tensionit me tifozët e Napolit.

    Skuadra e Luciano Spallettit është vetëm disa javë larg nga ngritja e Scudettos së tyre të parë në më shumë se tre dekada dhe festa e tifozëve mund të kthehet edhe në protesta më të mëdha, ku nuk mund të përjashtohet as dalja e situatës nga kontrolli. 

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.