Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Debatik Curri emërohet kryetrajner i FC Prishtina
    Ballina-1

    Debatik Curri emërohet kryetrajner i FC Prishtina

    13/06/2023 15:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    photo by: @Shpend Ahmeti

    Ish-futbollisti i Prishtinës, që nga kategoritë e reja, si lojtar kishte fituar titullin e kampionit, kurse trofeun e Kupës e arriti si ushtrues detyre i kryetrajnerit. Curri, 39 vjeç, futbollist me përvojë të madhe ndërkombëtare, trajner i skuadrës që nga viti 2018, ka bindur krerët e klubit për t’i dhënë përgjegjësinë e madhe që edhe zyrtarisht t’i prijë skuadrës më të madhe në vend.

    “Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua.

    Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri.

    Objektivat e skuadrës janë të qarta.

    Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri.

    Dua të falënderoj udhëheqësit e klubit dhe drejtorin sportiv Driton Krasniqi, për besimin e dhënë.

    Jam i bindur se do të vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi siç është Prishtina”.

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.