Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Deklarata e Xhakës për Kosovën nxit reagime në Serbi
    Ballina-2

    Deklarata e Xhakës për Kosovën nxit reagime në Serbi

    22/03/2023 12:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ka nxitur reagime të shumta në Serbi, deklarata e yllit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, për rrënjët nga Kosova.

    Në dokuserinë për përfaqësuesen zvicerane të futbollit, që bën fjalë për një vit punë – përfshirë kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, Granit Xhaka, ka folur për prejardhjen e tij. Ai ka folur për mentalitetin shqiptar në familjen e tij.

    “Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është nga Kosova”, ka thënë Xhaka duke folur edhe për imazhin që ka në publik. “Nuk e kuptoj përse vetëm çështjet negative ngrihen”, ka shtuar ai.

    Sa i përket ndeshjes me Serbinë në Botëror, 30-vjeçari ka thënë se e ka pasur për qëllim që të jetë pozitiv në fushë.

    “Më pas diçka e keqe ndodh dhe humba sërish”, ka deklaruar ai, duke komentuar përplasjet e shumta që ka pasur në Katar me futbollistët e Serbisë, në ndeshjen e grupeve, të cilën Zvicra e fitoi 3:2.

    Publikimi i dokumentarit ka nxitur reagime në Serbi, pasi ka ndodhur pak ditë para se futbollistët e Zvicrës të aterrojnë në këtë shtet për ndeshjen me Bjellorusinë.

    Tabloide të shumta serbe kanë reaguar duke e quajtur Xhakën “provokuesi shqiptar”.

    “Provokuesi shqiptar deklaron: Origjina dhe gjaku im janë nga e ashtuquajtura Kosovë”, është titulli i “Novosti.rs”.

    “Para arritjes në Serbi, provokuesi shqiptar Xhaka flet: Gjaku im është…” titullohet artikulli i “alo” që ka shkruar nëse “Xhaka po përgatit provokime të reja”.

    “Vesti-online” ka shkruar se Xhaka e Xherdan Shaqiri gjithmonë kanë bërë “provokime të ndyra” ndaj Serbisë.

    Zvicra e Serbia patën pasur tensione në futboll edhe në Botërorin 2018 kur Zvicra fitoi me dy golat e shqiptarëve të cilët festuan me shqiponjë.

    Në ndeshjen në Serbi, më 25 mars, që zhvillohet në vend neutral për shkak të sanksioneve ndaj Bjellorusisë, nuk do të luajë Shaqiri për shkak të lëndimit.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.