Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Delegimi me short i gjyqtarëve në Superligë, po i dëmton shumë gjyqtarë me stemë të FIFA-s
    Ballina-1

    Delegimi me short i gjyqtarëve në Superligë, po i dëmton shumë gjyqtarë me stemë të FIFA-s

    14/09/2023 15:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Këtë edicion Federata e Futbollit e Kosovës, ka ndryshuar rregulloren për delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e Superligës dhe atë të Ligës së Parë, shkruan GazetaSport.info.

    Këtë kampionat delegimi po bëhet përmes shortit. Në shikim të parë kjo duket korrekte, megjithatë kjo gjë po i dëmton gjyqtarët që vlerësohen me cilësorë dhe kanë stemën e FIFA-s.

    P.sh këtë vikend në ndeshjet e javës së pesë nuk do të kemi asnjë gjyqtarë me stemë të FIFA-s në ndarje të drejtësisë në Superligë.

    Shorti ka kapur gjyqtarët e rinj. Sigurisht që edhe këta duhet të motivohen dhe të avancohen, por duket se zgjidhje më e mirë do të ishte një formë tjetër, pasi në të kaluarën kemi pasur shumë deklarata të trajnerëve që kanë kërkuar që në derbi të delegohen gjyqtarë që kanë më shumë përvojë dhe janë me stemë.

    P.sh mjafton të shihet delegimi në 5 javët e para ku gjyqtari numër një në Kosovë, Genc Nuza i cili ditë më parë hyri në programin e 20 gjyqtarëve më premtues të UEFA-së, ka ndarë drejtësinë në vetëm një ndeshje.

    Edhe më keq qëndron Besnik Morina asisten me stemë të FIFA-s asnjë ndeshje nuk është deleguar.

    Edhe gjyqtari shumë i mirë, Visar Kastrati nuk ka pasur fatin ai në dy ndeshjet e fundit nuk është kap në goglat duke mbetur jashtë delegimit.

    Më poshtë gjeni delegimin e gjyqtarëve për javën e pesët:  /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.