Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Demantohen lajmet se prokuroria po heton, Agim Ademi nuk është kontaktuar nga askush
    Ballina-1

    Demantohen lajmet se prokuroria po heton, Agim Ademi nuk është kontaktuar nga askush

    18/09/2024 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lajm i dhënë sot gjatë ditë se  Prokuroria e autorizon Policinë të ndërmarrë veprime për kërcënimin e lojtarëve të Kosovës nga Agim Ademi, del të jetë jo i saktë.

    Kjo shpifje e pashembullt e publikuar në media është e rreme dhe dëmton reputacionin e së vërtetës dhe drejtësisë. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk është kontaktuar nga askush për kërcënimet që i janë atribuar.

    Ky sulm i ulët ndaj Kryetarit të futbollit të Kosovës vjen në një moment, ku futbolli i Kosovës më shumë se çdo herë tjetër i duhet mbështetja dhe besimi i të gjithë akterëve për të arritur suksese të reja për futbollin në vend.

    Duhet të theksojmë se kjo shpifje dukshëm ka synime politike dhe dëshiron të dëmtojë imazhin e FFK-së dhe të kryetarit Agim Ademi, duke anashkaluar arritjet e fundit të Federatës në lidhje me marrëveshjen milionëshe me Arabinë Saudite për digjitalizimin e futbollit në vend.

    Për shkak të rëndësisë së kësaj situatë dhe për të treguar qartë të vërtetën, urojmë që media të jetë më e përgjegjshme dhe të përmbajë të vërtetën e paanshme në informacionet që publikohen në publik. Nëse ekziston një diçka që duhet hetuar, kjo duhet bërë në mënyrë profesionale dhe pa shpifje.

    Kjo përmbajtje e rreme dhe e padrejtë duhet të hidhet poshtë dhe tolerohet vetëm nëse është e shoqëruar me fakte të qarta dhe të paanëshme. Të gjithë duhet të punojnë së bashku për promovimin e transparencës dhe integritetit, veçanërisht në një sferë kaq të rëndësishme siç është futbolli në Kosovë. /Albaniannews

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.