Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dembele shkëlqen në fitoren bindëse të Barcelonës kundër Bilbaos 
    Futboll ndërkombëtar

    Dembele shkëlqen në fitoren bindëse të Barcelonës kundër Bilbaos 

    23/10/2022 23:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në La Liga, për të mbajtur hapin me liderin, Real Madridin.

    Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore bindëse ndaj Athletic Bilbaos.

    Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 4:0, teksa  më meritori në këtë triumf ishte Ousmane Dembele.

    Francezi fillimisht e hapi serinë e golave në minutën e 12-të dhe pastaj asistoi në të tre golat e radhës, që u shënuan nga Sergio Roberto (18’), Robert Lewandowski (22’) dhe Ferran Torres (73’).

    Barcelona pas kësaj fitore ka 28 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tri pikë më pak se Real Madridi.

    Kurse, Athletic Bilbao renditet i gjashti me 18 pikë.

    TË LIDHURA

    Korenica shpreson ta ndajë fushën me Lionel Messin: Është ëndërr

    08/01/2026 18:56

    Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon dhe ‘lutet’ pas vërshimeve në Kosovë

    08/01/2026 17:40

    Atletico – Real, sonte na pret derbi i nxehtë madrilen në Superkupë

    08/01/2026 13:12

    Agim Ademi prezanton punëtorinë e cila avancon standardin mjekësor në futbollin kosovar

    08/01/2026 11:53
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.