Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dënime prej 1 deri në 10 vjet për volejbollistët e Pejës që i sulmuan tifozët në Ferizaj
    Sporte tjera

    Dënime prej 1 deri në 10 vjet për volejbollistët e Pejës që i sulmuan tifozët në Ferizaj

    14/12/2024 23:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni Disiplinor i Federatës së Volejbollit të Kosovës mori të shtunën vendimet për lojtarët e klubit të volejbollit Peja që dolën në tribunën anësore të palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj dhe sulmuan pak tifozë që ishin aty.

    Incidenti, prej më të rëndëve në volejbollin kosovar, ndodhi më 1 dhjetor, pas finales së Kupës së Federatës.

    Volejbollistit Arlind Kabashi i është shqiptuar masa “ndalim i pjesëmarrjes në gara në afat prej 10 vjetësh”. Ai është gjobitur me 1000 euro.

    Leotrim Mujaj po ashtu do të jetë jashtë volejbollit për 10 vjet dhe do të paguajë gjobë prej 1000 euro.

    Agron Nikçi, që është kapiten i skuadrës dhe mban pozitë të rëndësishme në Komunën e Pejës, është dënuar me tri vjet përjashtim nga garat dhe gjobë prej 800 euro.

    Kaltrim Berisha po ashtu është dënuar me tri vjet përjashtim nga garat e volejbollit dhe gjobë prej 600 euro.

    Tri vjet jashtë garave do të jetë edhe Dardan Husaj, që është gjobitur me 600 euro.

    Ndërkohë Gazmend Husaj, që vlerësohet prej volejbollistëve më të mirë shqiptar në histori, nëse jo më i miri, është dënuar me 1 vjet largim nga garat dhe gjobë prej 500 euro.

    Klubi Peja, për shkelje të rëndë disiplinore është gjobitur me 2000 euro.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.