Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Denis Bastari vizitoi FFK-në, njoftohet për projektin e stadiumit të ri të kryeqytetit
    Ballina-1

    Denis Bastari vizitoi FFK-në, njoftohet për projektin e stadiumit të ri të kryeqytetit

    27/05/2023 18:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Menaxheri i lartë i programit HatTrick në UEFA, Denis Bastari, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës, ku u prit nga presidenti Agim Ademi.

    Ai pati mundësinë të shohë nga afër projektet që FFK do t’i paraqesë për miratim në programin HetTrick, me theks të veçantë projektin e stadiumit të ri të kryeqytetit, për të cilin ditë më parë kreu i FFK-së dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama u dakorduan për fillimin e ndërtimit të tij.

    Presidenti Ademi e njoftoi zyrtarin e UEFA-s në detaje rreth këtij projekti dhe theksoi se ky stadium, parasegjithash do të shërbejë për ndeshjet e ekipeve kombëtare, por do të jetë në dispozicion edhe për nevojat e tjera të futbollit në Kosovë.

    FFK do të participojë në ndërtimin e këtij stadiumi përmes programit HetTrick të UEFA-së. Bastari e vlerësoi punën e FFK-së dhe projektet e parapara për t’u realizuar, derisa nga afër u njoftua edhe me punët e kryera në Shtëpinë e Futbollit si dhe në Kampin Nacional në Hajvali.

    Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij dhe të komunitetit të futbollit në vend për UEFA-në, e cila në vazhdimësi e ka mbështetur zhvillimin e futbollit kosovar, sidomos në aspektin e infrastrukturës. Ai, njëherësh shprehu përkushtimin e tij të plotë për të vazhduar punën në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë ata që e zhvillojnë aktivitetin e tyre të futbollit në vend.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.