Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt
    Ballina-1

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Departamenti i Licencimit të Klubeve për garat e UEFA-s ka mbajtur mbledhjen e rregullt të punës me të gjithë anëtarët, gjatë së cilës është bërë analiza e procesit të kaluar, si dhe janë theksuar sfidat dhe pritshmëritë për procesin e ardhshëm.

    Në fillim të mbledhjes, menaxheri i Departamentit të Licensimit, Bajram Shala, i ka njoftuar anëtarët lidhur me ndryshimet dhe plotësimin e administratës së licencimit, ekspertët e kritereve, si dhe anëtarët e dy komisioneve që janë pjesë e këtij departamenti.

    Me ndryshimet e bëra, Erika Krasniqi është emëruar zëvendësmenaxhere e Licencimit, ndërsa si ekspertë të kritereve janë emëruar:

    • Agron Shosholli –Kriteri i Personelit dhe Administratës,

    • Besim Ademi –Kriteri Sportiv,

    • Haris Abdixhiku –Kriteri Infrastrukturor,

    • Fis Murati –Kriteri Ligjor.

    Ndërkaq, pjesë e Komisionit të Shkallës së Parë është bërë juristi Bashkim Preteni, ndërsa në Komisionin e Shkallës së Dytë është angazhuar juristi Labinot Murati.

    Gjatë vijimit të mbledhjes është vënë në pah edhe bashkëpunimi i mirë me departamentet e tjera të Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbulimin e detyrave dhe realizimin e kompetencave të Departamentit të Licencimit të Klubeve.

    Kryetarët e të dy komisioneve, Naim Havolli nga Komisioni i Shkallës së Parë dhe Rexhep Kuçi nga Komisioni i Shkallës së Dytë, kanë vlerësuar përmirësimin e vazhdueshëm të klubeve, duke theksuar njëkohësisht nevojën që klubet ta trajtojnë këtë proces me seriozitet edhe më të madh, pasi ai përbën një udhërrëfyes për një organizim sa më profesional të vetë klubeve dhe, si i tillë, ndihmon në zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar në përgjithësi.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.