Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Depay drejt Interit, Correa te Barcelona – marrëveshja raportohet se është afër
    Ballina-1

    Depay drejt Interit, Correa te Barcelona – marrëveshja raportohet se është afër

    16/01/2023 12:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sipas raportimeve nga Spanja, Interi është në negociata të avancuara për të transferuar Memphis Depayn nga Barcelona.

    Në fakt, sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, bëhet fjalë për një shkëmbim të tij me Joaquin Correan.

    Sipas tij, Correa dhe dy klubet tashmë kanë rënë dakord për kushtet dhe se gjithçka varet tani nëse Depay e pranon lëvizjen.

    28-vjeçari iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Lyoni në verën e vitit 2021, por kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të sezonit aktual dhe paga e tij konsiderohet si problem për financat e klubit.

    Holandezi ka kontribuar me katër gola dhe një asistim në vetëm tetë paraqitje këtë sezon. Ai gjithashtu është i lidhur me një transferim te Atletico Madridi.

    Sa i përket Correas, thuhet se do të ishte një huazim me opsion blerjeje dhe jo një shkëmbim direkt, duke pasur parasysh se kontrata e tij zgjat deri në qershor 2025 dhe ai u ble nga Lazio për një total prej 29.6 milionë euro në vitin 2021. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.