Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Derbi i madh në Suharekë – kampioni e pret lideren
    Ballina-1

    Derbi i madh në Suharekë – kampioni e pret lideren

    30/11/2024 12:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Te Ballkani e vlerësojnë ndeshjen ndaj Dritës si shumë të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit. Te Drita thonë se përballë do ta kenë ekipin që ka dominuar në futbollin kosovar.

    Vlerësimet pozitive për ekipet kundërshtare do të vlejnë pak të shtunën prej orës 13:00. Ballkani e pret Dritën në Suharekë në kryendeshjen e xhiros së 15-të të elitës së futbollit kosovar.

    Drita i prin tabelës me 31 pikë. 26 pikë i ka Ballkani në vendin e dytë, ndërsa Malisheva është e treta dhe  ka 25 pikë.

    Në tetë ndeshjet e fundit Ballkani ka katër fitore e po aq barazime. Humbjen e fundit e pësoi pikërisht nga Drita, më 22 shtator. Ndërkohë Drita ka tetë fitore e katër barazime në 12 ndeshjet e fundit. E ka një humbje nga Llapi.

    Ballkani kërkon fitoren për ta ngushtuar diferencën e pikëve me lideren.

    Mesfushori Lindon Emërllahu shpreson që një gjë e tillë të ndodhë, ndonëse pranon se do të jetë shumë e vështirë.

    “Drita këtë sezon është paraqitur mjaft mirë deri tani. Do të jetë ndeshje e luftuar gjatë gjithë kohës dhe shpresoj që në fund të fitojmë ne, me ndihmën edhe të publikut. Si skuadër vendëse besoj që do të arrijmë fitore dhe ta ngushtojmë diferencën e pikëve”, ka thënë mesfushori i Kosovës, Emërllahu, për KOHËN.

    21-vjeçari thotë se deri në fund të kampanjës ka ende shumë ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë në fund.

    Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, në konferencën për shtyp ka thënë se në ndeshje si këto, ekipi nuk ka nevojë për motivim.

    “Në aspektin e motivimit të skuadrës kur e ke përballë Ballkanin, Llapin, Prishtinën, është shumë më e lehtë për ne trajnerët. Skuadra është mjaft e motivuar për të dhënë maksimumin, për të shfaqur kualitetin që e kemi brenda në fushë. Derbit zakonisht mund të vendosen në një moment, shpresoj që ai moment të jetë në favorin tonë”, ka theksuar tekniku shkupjan.

    Trajneri Ramadani kërkon kujdes nga lojtarët e tij, ndërsa ka shtuar se edhe me barazim do të ishte i kënaqur. 

    Të shtunën luhet edhe ndeshja mes Llapit e Ferizajt.

    Xhiroja mbyllet me duelet Gjilani – Malisheva dhe Dukagjini – Prishtina, të dielën.  

    Superliga – XV

    E premte

    Feronikeli 74 – Suhareka               3:1

    E shtunë (13:00)

    Ballkani – Drita

    Llapi – Ferizaj

    E diel (13:00)

    Gjilani – Malisheva

    Dukagjini – Prishtina

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.