Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Derbi mes Gjilanit e Dritës, luhet sërish pa tifozë
    Ballina-1

    Derbi mes Gjilanit e Dritës, luhet sërish pa tifozë

    08/11/2022 14:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja derbi e xhiros së 16 në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

    Kështu, ka njoftuar të martën skuadra e Gjilanit që është vendase në këtë përballje. Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 13:00 në stadiumin me bari sintetik.

    “Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues”, ka shkruar ndër të tjera Gjilani në njoftim.

    Edhe ndeshja e parë e këtij sezoni, në të cilën Drita ishte vendase u pat zhvilluar pa praninë e tifozëve për shkak se stadiumi nuk ofron siguri për ta. Aktualisht, Drita është lidere e Superligës më 31 pikë të mbledhura, tetë më shumë se Gjilani që renditet i katërti.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.