Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Derbi midis Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet sërish pa tifozë
    Ballina-1

    Derbi midis Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet sërish pa tifozë

    07/11/2022 15:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjilani – Drita e zhvillojnë këtë mesjavë kryendeshjen e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Stadiumi me bari sintetik në Gjilan do të jetë vendtakim i dy rivalëve të përbetuar lokal me fillim nga ora 13:00.

    Në atë stadium do të takohen futbollistët e dy skuadrave, por jo edhe tifozeritë e zjarrta të dy klubeve nga i njëjti qytet.

    Sikurse derbi i kaluar, edhe ky duel ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të sigurisë, ngase stadiumi me bari sintetik në Gjilan nuk plotëson kushtet për një ndeshje si kjo.

    Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për Demokracia.com nga burime të SC Gjilanit, klub ky nikoqir i derbit të mesjavës.

    Gjilani ka 23 pikë në pozitën e katërt. Drita pozicionohet në vendin e parë me 31 pikë gjithsej.

    “Kuqebardhët” që janë në cilësinë e vendasit do të synojnë “hakmarrjen” ndaj rivalëve të tyre për humbjen 4:1 të shkaktuar në derbin e kaluar./Demokracia.com/

    TË LIDHURA

    Kampionia e Shqipërisë turpërohet në Islandë, mposhtet 5-0

    15/07/2025 22:57

    Shkëndija kalon në rundin e dytë kualifikues të Championsit

    15/07/2025 22:42

    Agim Ademi: Drita shkroi një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës, urime kualifikimi

    15/07/2025 22:21

    Sukses historik i Dritës, kualifikohet në raundin e dytë të Championsit

    15/07/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.