Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Derby di Italia solli gjithçka, tetë gola dhe dy penallti, por Interi dhe Juventusi ndahen në paqe
    Ballina-2

    Derby di Italia solli gjithçka, tetë gola dhe dy penallti, por Interi dhe Juventusi ndahen në paqe

    27/10/2024 20:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi dhe Juventusi zhvilluar një triler të vërtet, duke barazuar me rezultat 4-4 në xhiron e nëntë të Serie A. 

    Loja nisi më mirë për Interi që arriti të  fitojë penallti që në start, pasi Danilo pengoi në zonë Marcus Thuramin. 

    Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Piotr Zielinski  që shënoi për 1-0. 

    Por Juventusi u kthye shpejt në lojë, fal një aksioni të bukur, ku Ëeston McKennie asistoi te Dusan Vlahovic që shënoi për 1-1. 

    Zonja e Vjetër nuk u ndal me kaq, duke marr epërsinë menjëherë pas barazimit, me Francisco Conceicaon i cili asistoi te Timothy Ëeah që shënoi na afër për 2-1. 

    Që kjo ndeshje do të ishte e madhe u kujdes, Henrikh Mkhitaryan që shënoi për 2-2. 

    Menjëherë pas golit, gjyqtari Marco Guida, akordoi penalltinë  e dytë për Interin, ku sërish Zielinski  ishte i saktë për 3-2. 

    jo vetëm pjesa e parë, por edhe e dyta ishe shumë e fortë dhe me gola. 

    Fillmisht në start Interi, arriti të dyfishëojë epërsinë me golin e Denzel Dumfries në minutën e 53-të kur shënoi për 4-2. 

    Por klubi më i madh italian nuk u dorëzua, ndërsa në lojë futi Kenan Ylidin, i cili hapi ndeshjen në minutën e 71-të kur shënoi për 4-3. 

    Zonja e Vjetër mori frenat e lojës në dorë, duke vazhduar të sulmonte dhe kjo iu shpërblye, pasi që Kenan Yildiz shënoi golin e dytë personal për 4-4. 

    Interi mbetet i dyti me 18 pikë, ndërsa Juventusi është i treti me 17 pikë.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.