Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dërgohet në shtëpi Anthony Taylor, pas rastit flagrant në Spanjë-Gjermani
    Ballina-1

    Dërgohet në shtëpi Anthony Taylor, pas rastit flagrant në Spanjë-Gjermani

    08/07/2024 15:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Anthony Taylor, arbitri “famëkeq” britanik, është dërguar në shtëpi nga UEFA, pas polemikave të lindura në ndeshjes Spanjë-Gjermani, e përfunduar në rezultatin 2 me 1 për iberikët, pas kohës shtesë.

    Megjithatë, një rast i një penalltie të pa dhënë nga Taylor, ku mbrojtësi spanjoll Marc Cucurrella prek topin me dorë në zonë pas një gjuajtje të gjermanit Jamal Musiala, është bërë shkak sa duket për këtë vendim.

    Kështu ka raportuar e përditshmja britanike Daily Mail, e cila thekson se Taylor tashmë është kthyer në shtëpi.

    Në Gjermani është bërë mjaft bujë për rolin e arbitrit, me kritika dhe kërkesa që nuk do të ndryshojnë asgjë.

    Moviola

    Episodi shumë i diskutuar në pjesën e dytë shtesë të ndeshjes së parë të çerekfinales së Euro 2024, e luajtur mes Spanjës dhe Gjermanisë dhe e fituar 2-1 nga “Furia e Kuqe”.

    Në një goditje nga Jamal Musiala, Marc Cucurella prek topin me krahun e majtë. Gjyqtari, anglezi Anthony Taylor, lë që ndeshja të vazhdojë. Pas kontrollit të heshtur të VAR-it loja vijon.

    Por, vendimi i kryesorit të garës ishte i gabuar, sipas specialistëve të futbollit.

    Musiala gjuan në hyrje të zonës spanjolle dhe Cucurella godet topin me krah, duke bllokuar goditjen e lojtarit të Bayern Munich-ut.

    Gjesti i mbrojtësit spanjoll është i dukshëm, me lëvizjen e tij që duket se dëshiron të ndërpresë topin me krah. Në këtë kuptim, krahasimi me krahun e djathtë, të lidhur me trupin, është i padiskutueshëm.

    TË LIDHURA

    Sot luhet Liga e Parë, derbi në Mitrovicë

    27/08/2025 10:40

    Në Zvicër i frikësohen edhe largimit të Albian Hajdarit

    26/08/2025 20:09

    Lojtari që zgjodhi Kroacinë para Zvicrës, përkrah vendimin e Leon Avdullahut

    26/08/2025 19:55

    A e bindi Xherdani, Leon Avdullahun që të zgjedhë Kosovën?

    26/08/2025 18:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.