Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dëshpëron Kosova, mposhtet thellë nga Rumania në “Fadil Vokrri”
    Ballina-1

    Dëshpëron Kosova, mposhtet thellë nga Rumania në “Fadil Vokrri”

    06/09/2024 22:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kishte shpresa të mëdha e në fund kishte vetëm dëshpërim të madh. 

    Përfaqësuesja e Kosovës ka dështuar plotësisht në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombëve. Të premten mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova pësoi thellë, 3:0, nga Rumania. 
    Ndeshja nisi mirë për “Dardanët” por përfundoi si më keq. Me tre gola të pësuar, një lojtar të përjashtuar dhe me veprime që pritet të dënohen nga UEFA.

    Ndonëse stadiumi ishte i mbushur me shikues dhe përkrahja në fillim ishte e madhe, Kosova shfaqi fare pak në “Fadil Vokrri”.

    Presionin fillestar, rumunët e “amortizuan” brenda dhjetë minutave. Më pas loja ishte e balancuar, kurse në minutën e 40-të rumunët shënuan për 1:0. Pas një gabimi të Elvis Rexhbeçajt, Dennis Man shënoi për epërsinë e rumunëve në moment shumë të rëndësishëm.

    Entuziazmi te tifozët thuajse u zhduk menjëherë, ndërsa pjesa e dytë ishte prej më të dobëtave të Kosovës deri më tani.

    Menjëherë në minutën e 51-të, Razvan Marin shënoi nga pika e bardhë për 2:0.

    Valon Berisha bëri ndërhyrje të palejuar në Manin, ndërsa penalltia u dha vetëm pas rishikimit të situatës në VAR. Marin gjuajti fuqishëm e saktë për 2:0.

    Kjo ishte goditja vendimtare në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës C. Kosova më pas ishte thuajse jashtë lojës. Nuk shfaqi asgjë. Nuk kishte aksione e thuajse asnjë rrezik për portën rumune, njëjtë si në pjesën e parë.

    Në minutën e 82-të, Denis Dragush shënoi golin e tretë për Rumaninë. Këtë herë gaboi Fidan Aliti. 

    TË LIDHURA

    Tri mungesat e Kosovës i bëjnë përshtypje mediumit suedez – e cilësojnë si avantazh i madh

    07/09/2025 23:24

    Spanja “shkatërron” Turqinë në Konya, e mposht 6-0

    07/09/2025 22:46

    Bardhi e Qamili shënojnë gola në fitoren e Maqedonisë së Veriut

    07/09/2025 20:11

    Tomasson vlerëson Kosovën, zbulon nëse Isak do të jetë titullar

    07/09/2025 20:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.