Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dështimi në gjysmëfinale, në Kroaci ia drejtojnë “gishtin” gjyqtarit Orsato
    Ballina-2

    Dështimi në gjysmëfinale, në Kroaci ia drejtojnë “gishtin” gjyqtarit Orsato

    13/12/2022 23:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

    Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”.

    Gazeta e madhe kroate “Jutarnji.hr” mes tjerash e ka kritikuar edhe gjyqtarin italian Orsato për shkak të penalltisë së parë të dhënë për Argjentinën, nga e cila Messi shënoi golin e parë.

    “Kroacia mbeti pa finale të madhe! Ishte e pamundur të qëndrosh kundër Messit dhe arbitrit Orsato” – thuhet në titullin e artikullit të kësaj gazete.

    “Julian Alvarez është një hero absolut, ai fitoi një penallti dhe shënoi dy gola. Ndoshta nuk do të ishte kështu nëse italiani Daniele Orsato nuk do të luante penalltinë e diskutueshme për 1:0”, shkruan “Jutarnji” ndër tjerash.

    Argjentina në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëfinales Francë – Marok që luhet të mërkurën nga ora 20:00./Demokracia.com/

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.