Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dështuan edhe këtë vit, presidenti i Dritës paralajmëron fshesë në verë
    Ballina-1

    Dështuan edhe këtë vit, presidenti i Dritës paralajmëron fshesë në verë

    20/05/2023 18:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Viti i tretë dhe Drita është nën kampion i Kosovës, duke mos arritur të fitojnë titullin përkundër se është skuadra që ka investuar shumë.

    Janë afruar futbollistë me emër të madh, që kanë paga të larta e në fund kanë zero produktivitet.

    Drita ka humbur përballjen me Ballkanin që ka fituar titullin e dytë në histori të klubit.

    Duket se ky dështim pritet të ketë shumë ndryshime në verë në kampin gjilanas. Njëri nga dy presidentët e Dritës, Valon Murseli ka paralajmëruar se do të ketë fshesë në verë.

    Ai ka postuar një status ku shihen tre fshesa dhe tifozët e kanë përkrahur për ndryshime të mëdha në skuadër.

    Mbetet të shihet se kush do të largohet nga klubi bardhekaltër, pasi numri i futbollistëve që kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre këtë edicion është shumë i madh.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.