Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Detaje nga grabitja në shtëpinë e lojtarit të Milan, bashkëshortja tentoi të rezistonte!
    Ballina-2

    Detaje nga grabitja në shtëpinë e lojtarit të Milan, bashkëshortja tentoi të rezistonte!

    20/10/2022 17:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Theo Hernandez përjetoi një ngjarje tronditëse mbrëmjen e së martës kur bashkëshortja e Zoe Cristofoli, së bashku me djalin gjashtëmuajsh, gjyshen dhe kuzhinieren, u gjendën në banesën e tyre nën sulmin katër baditëve të armatosur. Futbollisti i Milanit në atë moment nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa së fundmi zbulohen detaje mbi atë që ndodhi.

    Sipas Corriere Della Sera, katër banditët kishin vëzhguar prej kohësh lëvizjet në shtëpinë e Theo Hernandez, teksa nën kërcënimin e armëve u futën në banesë. Ata kërcuan bashkëshorten e Theos për të hapur kasafortën, mirëpo Zoe Cristofoli fillimisht rezistoi dhe më pas u bind nga gjyshja që të pranonte kërkesën e hajdutëve.

    Kështu, në harkun e vetëm pak minutave, hajdutët ia dolën të merrnin një koleksion orash si dhe shumë argjendari të tjera me vlerë prej qindar mijëra eurosh. Menjëherë pasi përfunduan “punën”, keqbërësit janë zhdukur pa lënë gjurmë ndërsa më pas në banesë mbërriti Theo si dhe forcat e rendit.

    Tashmë, autoritetet po punojnë për identifikimin e hajdutëve nëpërmjet pamjeve që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, si dhe nga dëshmia e bashkëshortes së futbollistit francez. Edhe pse duhet theksuar se Zoe Cristofoli është ende e shokuar nga e gjithë ngjarja e rëndë që iu desh të përjetonte.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.