Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
     Dhjetë skuadra shqiptare në arenën evropiane, ja kur do të luhen duelet e kthimit
    Ballina-1

     Dhjetë skuadra shqiptare në arenën evropiane, ja kur do të luhen duelet e kthimit

    14/07/2023 09:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Plot 10 skuadra shqiptare marrin pjesë në turin e parë kualifikues në arenën evropiane (Champions League dhe Konference League), teksa kërkojnë një biletë për në raundin pasardhës. Me përjashtim të Shkupit, që triumfoi me rezultatin 0-5 në transfertë duke hipotekuar kualifikimin, gjithçka duket e hapur në duelet e tjera.

    Për sa i përket axhendës së sfidave të kthimit. Të martën e 18 korrikut, në fushë do të zbresin Struga e Shpëtim Duros, që do të ketë përballë Zalgirisin e Lituanisë, duke filluar nga ora 17:00, ndërkohë që në orën 20:00, Partizani do të luajë duelin e kthimit në Hungari ndaj BATE Borisov. Të dyja skuadrat shqiptare, do të luajnë shanset e tyre në Champions, ndërkohë të mërkurën e 19 korrikut, do të jetë radha e Ballkanit të Ilir Dajës, që pas triumfit 2-0, në duelin e parë në Prishtinë, do të kërkojë të menaxhojë epërsinë, për të siguruar kualifikimin.

    Teksa të enjte e 20 korrikut, do të zbresin në fushë edhe 7 skuadrat e tjera shqiptare, në duelet e kthimit të Ligës së Konferencës, duke filluar me Dukagjinin e Dallkut, në orën 17:00, për të vijuar me Tiranën në orën 19:00, më pas në orën 20:00 do të luajnë Egnatia dhe Gjilani, teksa në orën 20:45 do të jetë radha e Vllaznisë dhe Shkëndijas, dueli më i vonët, është ai i orës 21:00, Shkupi-Hegelman. 

    18.07.2023

    Struga-Zalgiris 17:00 (0-0)

    BATE-Partizani 20:00 (1-1)

    19.07.2023

    Ludogorets-Ballkani 20:00 (0-2)

    20.07.2023

    Europa-Dukagjini 17:00 (1-2)

    Dinamo Batumi-Tirana 19:00 (1-1)

    Egnatia-Ararat Armenia 20:00 (1-1)

    Gjilani-Progres 20:00 (2-2)

    Haverfjordest-Shkëndija 20:45 (0-1)

    Vllaznia-Linfilld 20:45 (1-3)

    Shkupi-Hegelman 21:00 (5-0)

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.