Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, skuadra vendase dënohet rëndë
    Ballina-1

    Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, skuadra vendase dënohet rëndë

    19/09/2024 15:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë masa ndaj skuadrës së Deçanit pas dhunës së shfaqur ne ndeshjen e Ligës së Dytë ndërmjet Deçanit dhe Prizrenit.

    Ndeshja ishte ndërprerë pas rrahjes së futbollistëve në fushë dhe nga kjo situatë ka pësuar Deçani si organizatore e ndeshjes.

    Njoftimi i FFK-së:

    VENDIM

    KF”Deçani” i shqiptohet masa disiplinore “zhvillim i 3 (tre) ndeshjeve në terren jashtë stadiumit të qytetit të Deçanit pa praninë e shikuesve“ i cili është i ekzekutueshëm nga dita e nxjerrjes së këtij vendimi.

    Arsyetim

    Me datë 08.09.2024 me fillim nga ora 17:00 është zhvilluar ndeshja e xhiros së dytë të Ligës së Dytë, Deçani-Prizreni. Në këtë ndeshje brenda fushës janë manifestuar sjellje të ashpra jo sportive përleshje në mes të lojtarëve të dyja skuadrave .

    Meqenëse KF”Deçani”, ka dështuar që mbarëvajtja e ndeshjes të jetë në konfirmimet me dispozitata e akteve normative të FFK-së, të njëjtit kanë dështuar që të veprojnë konform nenit 53, pika d) të Rregullores Disiplinore ku parashihet se “Klubi organizator i ndeshjes në terrenin e të cilit para , gjatë dhe pas ndeshjes , lidhur me ndeshjen ndodhin trazira dhe nëse vërtetohet se nuk ka ndërmarrë masa të mjaftushme dënohet”. Tutje në të njëjtin nen janë të listuara masat displinore të cilat mund të shqiptohen në varësi nga shkelja e bërë nga ana e klubit. Pra në pikën e këtij neni parashihet si masë disiplinore “ në raste të tentimit të sulmit të publikut ndaj presonave zyrtar apo futbollistëve të të dy ekipeve –mund të dënohet me zhvillimin e ndeshjeve jashtë fushës së stadiumit të vetë pa praninë e shikuesve“.

    Duke ju referuar raporteve të zyrtarëve të ndeshjes si dhe incizimeve dhe të emisioneve sportive si provë material , Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së si organ i shkallës së parë ka vendosur që ndaj KF “ Deçani” , të ndërmarrë masa displinore sikurse në dispozitiv të këtij vendimi pasi sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së dhe si të tilla duhen ndëshkuar .

    Në nenin 8, paragrafi 4, pika e) , të Rregullores Disiplinore të FFK-së parashihet masa disiplonore “ zhvillimi I ndeshjeve në terren të vetë pa praninë e shikuesëve”.

    Sjelljet e tilla janë të papërshtatshme, të papranueshme dhe jo sportive , kjo mund të shkaktojë dëme për imazh dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është I nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së.

    Andaj bazuar në këto gjendje faktike të lartcekura , Komisioni Disiplinor dhe i Etikës vendosi sikurse në dispozitiv të këtij vendimi.

    Këshilla juridike: Pala e pakënaqur me këtë vendim ka të drejtë ankese në afatin kohor prej 8 ( tetë) ditësh, nga data e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së, përmes këtij Komisioni tek Komisioni i Ankesave. Ankesa e ushtruar ndaj këtij vendimi nuk e ndalon ekzekutimin e vendimi.

    Prishtinë: 19.09.2024

    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës-shkalla e parë

    Kryetar: Metë Çeku

    TË LIDHURA

    FRANCO FODA pas fitores ndaj Suedisë: Jam krenar me ekipin

    08/09/2025 23:36

    UEFA shkruan për fitoren e Kosovës: Kosova trondit Suedinë

    08/09/2025 23:31

    Shkëlqen Kosova, fitore e madhe ndaj Suedisë

    08/09/2025 22:46

    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte

    08/09/2025 14:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.