Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dhunë fizike dhe verbale, gjyqtarët e kampionatit grek bojkotojnë ndeshjet dhe hyjnë në grevë
    Ballina-1

    Dhunë fizike dhe verbale, gjyqtarët e kampionatit grek bojkotojnë ndeshjet dhe hyjnë në grevë

    06/12/2023 17:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampionati grek vazhdon të përfaqësojë një nga telenovelat më të mëdha në botë, pasi gjyqtarët nuk panë rrugëdalje tjetër dhe vendosën të bojkotojnë ndeshjet.

    Gjyqtarët grekë hynë në grevë pasi sulmet bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, ku pas atyre verbale nisën sulmet fizike.

    “Gjyqtarët grekë dhe të huaj janë objektiva dhe ‘kurban’ i vazhdueshëm. Marrim kërcënime, dhunë, sulme fizike dhe verbale, por e gjithë kjo mbetet e pandëshkuar. Prandaj kemi vendosur që nga fundjava e ardhshme të mos gjykojmë ndeshjet derisa të kemi kushte të sigurta”, janë shprehur ata në një komunikatë.

    Një muaj më parë, gjyqtari Andreas Gamaris u sulmua në Athinë nga tifozët që hidhnin bomba molotov drejt biznesit të tij, shkruan abcnews.

    Pak kohë më parë, kërcënime me vdekje ka marrë edhe Tasos Papatetra për shkak të vendimeve të marra në një ndeshje.

    Federata e Futbollit të Greqisë nuk ka reaguar pas incidenteve, ndaj gjyqtarët vendosën të hyjnë në grevë.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.