Futboll ndërkombëtar

Dhunë në klasiken e Holandës Feyenoord – Ajax, ndërpritet ndeshja

Dhunë në klasiken e Holandës Feyenoord – Ajax, ndërpritet ndeshja

Ndërpritet në minutën e 63-të sfida gjysmëfinale e Kupës së Holandës, Feyenoord – Ajax Amsterdam. Derbi i nxehtë i Holandës po luhej në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, kur në fushë u ndezën gjakrat dhe Klassen i Ajaxit u gjakos në kokë pasi u godit me çakmak nga një tifoz i Feyenoordit (tifozët e Ajaxit

Besnik Batusha

Ndërpritet në minutën e 63-të sfida gjysmëfinale e Kupës së Holandës, Feyenoord – Ajax Amsterdam.

Derbi i nxehtë i Holandës po luhej në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, kur në fushë u ndezën gjakrat dhe Klassen i Ajaxit u gjakos në kokë pasi u godit me çakmak nga një tifoz i Feyenoordit (tifozët e Ajaxit nuk janë lejuar të jenë të pranishëm në stadium.

Rezultati në momentin e ndërprerjes ishte 1-2 në favor të “Harkëtarëve”. Golin që zhbllokoi takimin e shënoi Tadic, më pas barazoi Gimenez, por me fillimin e pjesës së dytë Klassen që mori goditjen në kokë, barazoi rezultatin.

Situata u nxeh pas përplasjes mes Kökcü (Feyenoord) dhe Tadic (Ajax), duke precipituar më pas në dhunimin e Klassen. Zyrtarët e ndeshjes njoftuan të dyja skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Para se të niste sfida, janë shënuar incidente mes tifozëve të të dyja skuadrave jashtë stadiumit.

AjaxFeyenoord

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions