Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Di Gregorio zyrtarizohet te Juventusi
    Ballina-2

    Di Gregorio zyrtarizohet te Juventusi

    05/07/2024 18:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventusi e ka zyrtarizuar portierin Michele Di Gregorio nga Monza të premten pasdite, pasi i kreu me sukses testet mjekësore.

    Portieri italian do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Thiago Motta.

    Ai është huazuar fillimisht për 4 milionë euro, me obligim blerjeje në fund të edicionit për 14 milionë euro. I gjithë transferimi i tij do t’i kushtojë Juventusit rreth 18 milionë euro.

    Di Gregorio, herën e fundit me Monzan luajti në “Allianz Stadium”, që tani do të jetë shtëpia e tij e re.

    “Michele i bashkohet Juventusit si portieri më i mirë i edicionit të kaluar në Serie A”, ka shkruar ndër të tjera Juventusi.

    Di Gregorio pati 127 pritje në 33 paraqitje me Monzan.

    TË LIDHURA

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40

    FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Spanjës për fyerjet ndaj myslimanëve

    07/04/2026 19:39

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.