Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Diant Ramaj denoncohet në policinë e Kopenhagës
    Ballina-1

    Diant Ramaj denoncohet në policinë e Kopenhagës

    16/04/2025 20:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri kosovar i Copenhagenit, Diant Ramaj, është denoncuar në polici për goditjen me kokë që i ka dhënë të dielën portierit rezervë të Brondbyt, Thomas Mikkelsen, pas derbit të xhiros së 25-të të Superligës së Danimarkës.

    Brondby e fitoi ndeshjen derbi 2:1, me gol në kohën shtesë. Situata në “Parken Stadium” u përshkallëzua pas vërshëllimës së gjyqtarit. 

    Ramaj kishte kapur fillimisht për fanelle Mikkelsenin e më pas kishte goditur me kokë portierin rezervist të Brondbyt. Ramaj ishte ndëshkuar me karton të kuq. 

    Në Danimarkë, goditja e Ramajt me kokë po cilësohet shkelje, sipas Kodit Penal. 

    Politikani Soren Sondergaard ka kërkuar nga ministri i drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, që ta trajtojë rastin e goditjes me kokë të Ramajt. Ai ka kërkuar nga ministri të jap sqarime nëse mund të cilësohet vepër penale kur një lojtar sulmon fizikisht një lojtar tjetër. 

    Ministria e Drejtësisë nuk ka komentuar kërkesën e politikanit Sondergaard.

    Mediumet në Danimarkë kanë dhënë disa shembuj kur një sportist është dënuar edhe me 20 ditë burg me kusht për sulm fizik. 

    Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Danimarkës nuk ka marrë ende vendim për Ramajn. Por portieri i huazuar te Copenhageni nga Borussia Dortmundim und të pezullohet për më shumë se dy ndeshje. 

    Ramaj mund të dënohet edhe nga klubi danez. Por fillimisht te Copenghageni kanë thënë se janë në pritje të vendimit nga Komisioni Disiplinor. Trajneri i Copenhagenit, Jacob Neestrup, ka dënuar sulmin fizik të Ramajt.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.