Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Diant Ramaj e përsërit dëshirën që të bëhet pjesë e Gjermanisë
    Ballina-1

    Diant Ramaj e përsërit dëshirën që të bëhet pjesë e Gjermanisë

    04/08/2025 15:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me kalimin te Heidenheimi, portieri Diant Ramaj synon të kthehet në sytë e opinionit publik në Gjermani. E synim afatgjatë i tij mbetet përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll.

    Pas periudhave në vende tjetër, Ramaj ka thënë se për të ishte e rëndësishme që të paraqitet në Bundesligë. Ramaj, që është huazuar nga Borussia Dortmundi te skuadra tjetër e elitës gjermane, Heidenheimi, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën e njohur “Kicker”.

    Ai ka pasur oferta nga klube të njohura jashtë Gjermanisë, disa prej të cilave paraqiten edhe në gara kontinentale. Por ka vlerësuar se duhet të jetë në Bundesligë.

    Me Dortmundin, portieri me rrënjë kosovare ka kontratë deri në vitin 2029. Te Heidenheimi do të qëndrojë deri në fund të edicionit 2025/2026.

    Kalimi te Heidenheimi nuk ishte pa kundërthënie. Ky klub ka “rezervuar” vendin për Diant Ramajn në llogari të Kevin Mullerit që ishte portier i parë për shumë kohë. 23-vjeçari ka theksuar se raportet me Mullerin i ka shumë të mira.

    “Kevini dhe unë flasim shumë, punojmë fort dhe respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Ramaj.

    Ai ishte pjesë e Heidenheimit shumë vjet më parë. Më pas luajti për Eintracht Frankfurtin dhe Ajaxin. Pas transferimit te Dortmundi, në fillim të vitit, u huazua menjëherë te Copenhageni në Danimarkë. Në këtë vend e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën. Por ai ndien se ky sukses është përmendur pak në Gjermani.

    Në qershor ai tha se nuk do të pranonte rolin e rezervistit te Borussia Dortmundi. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga të gjithë.

    “Unë e kam gojën për të thënë atë që e mendoj”, ka thënë portieri me vetëbesim.

    “Kam dëshmuar që kam një nivel të aftësisë të cilin nuk duhet ta fsheh”, ka thënë Ramaj. Për të është shumë e rëndësishme të ketë sa më shumë ndeshje dhe të ec përpara.

    “Synimi për këtë edicion është të qëndrojmë në ligë me Heidenheimin. Në periudhë më të gjatë synoj që të stabilizohem si portieri numër një te Borussia Dortmundi”, ka thënë Ramaj.

    Thotë se punon për këtë qëllim çdo ditë. Pasi të stabilizohet te Dortmundi, synon vendin në portën e Gjermanisë, njërës prej përfaqësueseve më të mëdha në botë.

    “Absolutisht. E di se cili është potenciali im. Dhe besoj se mund ta vazhdojë këtë rrugë”, ka thënë portieri i lindur në Stuttgart.

    Ramaj ka luajtur për U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë. Nuk ka shfaqur interesim që të bëhet pjesë e Kosovës, ndonëse interesimi nga FFK-ja nuk ka munguar. Ai është i përkushtuar ta pres Gjermaninë.

    TË LIDHURA

    Ishte deklaruar gay, futbollisti i Serie A tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    21/08/2025 11:47

    Tri skuadra shqiptare sonte në aksion, synojnë historinë në garat e UEFA-s

    21/08/2025 11:41

    Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

    20/08/2025 23:21

    Te Drita synojnë ta fitojnë “finalen” e parë në Prishtinë

    20/08/2025 20:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.