Futboll ndërkombëtar

Didier Deschamps shpjegon arsyen pse William Saliba nuk është aq i mirë për Francën sa për Arsenalin

Didier Deschamps shpjegon arsyen pse William Saliba nuk është aq i mirë për Francën sa për Arsenalin

Didier Deschamps ka shpjeguar pse William Saliba nuk është aq i mirë për Francën sa për Arsenalin. Saliba është një nga lojtarët kryesorë të Mikel Artetas , me mbrojtësin që është paraqitur në çdo ndeshje në Ligën Premier këtë sezon. Ai është një figurë jashtëzakonisht kyçe për Gunners dhe ka treguar paraqitje të mira që

Besnik Batusha

Didier Deschamps ka shpjeguar pse William Saliba nuk është aq i mirë për Francën sa për Arsenalin.

Saliba është një nga lojtarët kryesorë të Mikel Artetas , me mbrojtësin që është paraqitur në çdo ndeshje në Ligën Premier këtë sezon.

Ai është një figurë jashtëzakonisht kyçe për Gunners dhe ka treguar paraqitje të mira që prej se u rikthye nga Marseille, aty ku po luante në formë huazimi.

Por 22-vjeçari ende nuk e ka siguruar vendin e tij në ekipin kombëtar, pasi Deschamps ka pohuar se ylli i Arsenalit nuk është mësuar me presionin që vjen nga konkurrenca në ekip.

“Saliba është shumë efikas. Për kombëtaren nuk ka pasur shumë kohë për të luajtur, ndoshta nuk e ka gjetur veten në kushtet më të mira”, ka thënë fillimisht Deschamps.

“Nuk do ta krahasoj me [Dayot] Upamecano, por në Arsenal, ai nuk i bën vetes pyetjen nëse do të luajë apo jo, këtu ai nuk është një nga opsionet e para”.

“Ai nuk është në të njëjtën situatë psikologjike si me klubin e tij. Kur ai luan për ne, duhet të thotë me vete: “Duhet të bëj mirë”, sepse ka lojtarë të tjerë pas tij. Ai nuk është në një situatë psikologjike të njëjtë si në klubin e tij”.

Trajneri i Francës ka disa opsione për pozitën e qendërmbrojtësit, pasi ai ka luksin për të llogaritur në shërbimet e lojtarëve si Dayot Upamecano, Jules Kounde dhe Jean-Clair Todibo, ndër të tjera.

Por, duke marrë parasysh paraqitjet e tij në Ligën Premier, është vetëm çështje kohe që Saliba të bëhet titullar i rregullt për Francën./Telegrafi/

ArsenalDidier DeschampsFrance

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions