Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Diego Costa i del në ndihmë vendit, shpëton dhe ndihmon disa familje nga përmbytja
    Ballina-2

    Diego Costa i del në ndihmë vendit, shpëton dhe ndihmon disa familje nga përmbytja

    04/05/2024 16:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jugu i Brazilit është goditur këto ditët e fundit nga shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje.

    Situata është shumë kaotike dhe tragjike duke qenë se aktualisht janë konfirmuar 37 viktima si dhe 74 persona të humbur.

    Të gjithë ata që kanë mundësi po solidarizohen me një nga zonat më të prekura si Rio Grande Do Sul dhe një nga ata që po jep ndihmesë maksimale është edhe Diego Costa që aktualisht luan me Gremion.

    Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, së bashku me disa shokë të tij kanë marrë skafet dhe kanë dalë në terren për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

    Costa ia ka dalë të shpëtojë disa familje nga përmbytja duke i evakuar dhe duke i dërguar në zonat e sigurisë. Një shembull për t’u vlerësuar ky i Diego Costës që jep në këto momente një kontribut me shumë rëndësi për vendin e tij. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.