Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    DigitAlb del me sqarim pas bllokimit të kanaleve sportive në Kosovë
    Ballina-1

    DigitAlb del me sqarim pas bllokimit të kanaleve sportive në Kosovë

    04/01/2024 12:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kompania televizive DigitAlb ka sqaruar opinionin publik në Kosovë pasi ditëve të fundit janë bllokuar kanalet sportive për shikuesit në Kosovës.

    “Nisur nga spekulimet e ditëve të fundit, DigitAlb deklaron se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejtë të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Digitalb.

    Njoftimi i plotë:

    SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

    Duke marrë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan etj në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi sqaron se:

    Që prej vitit të largët 2004, DigitAlb u krijua si një Platformë Televizive me një qëllim të vetëm, atë të ruajtjes së Gjuhës Shqipe dhe bashkimit kulturor mes shqiptareve kudo në botë. Natyralisht kanalet Digit-Alb filluan distribucionin në Kosovë njëkohësisht me Shqipërinë duke mos njohur asnjë barrierë të kohës.

    Fjalët “Bashkim Kombëtar” për ne në DigitAlb kanë qenë në qendër të vizionit dhe strategjisë sonë.

    Ne jemi krenarë të themi që DigitAlb i ka paraprirë politikës dhe ekonomisë në shkrirjen e kufijve mes shqiptarëve. Mes Shqipërisë e Kosovës ka akoma kufij gjeo-politikë, po kufij kulturorë, gjuhësorë, sportivë e shpirtërorë nuk ka, dhe këtu Digitalb ka luajtur një rol kryesor.

    Nisur nga spekulimet e ditëve të fundit, DigitAlb deklaron se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejtë të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje.

    Kompania po punon në këtë drejtim dhe të gjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me DigitAlb për këtë qëllim.

    DigitAlb, 20 vjet pjesë e familjes mbarëshqiptare. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Shkëndija mposhtet nga Qarabagu, vendosi një penallti

    05/08/2025 22:03

    Vdiq legjenda e Portos

    05/08/2025 21:10

    Chelsea prezanton talentin më të madh brazilian – Estevao Willian

    05/08/2025 20:45

    Fabrizio Romano zbulon se ku po transferohet Edon Zhegrova

    05/08/2025 16:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.