Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dikush sabotoi dhomën e zhveshjes së kombëtares: në Francë janë të sigurtë se kush është fajtori
    Ballina-1

    Dikush sabotoi dhomën e zhveshjes së kombëtares: në Francë janë të sigurtë se kush është fajtori

    21/12/2022 10:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndërsa Argjentina feston në rrugët e Buenos Aires me mbi 4 milionë tifozë, në Francë mbledhin copat pas një disfate që dhemb tmerrësisht shumë. E dihet, ditët pas një rezultati të keq janë gjithmonë më të vështirat. Në fillim fyerjet raciste ndaj disa lojtarëve fajtorë për humbjen e penalltive vendimtare. Pastaj polemikave rreth Karim Benzema që ka vendosur të largohet nga kombëtarja. Ndërsa tani nga brenda shfaqet edhe emri i një elementi të skuadrës që dyshohet se sabotoi dhomën e zhveshjes së Deschamps.

    Të humbasësh në aktin e fundit të Kupës së Botës me penallti pasi ke arritur dy herë barazimin nuk është absolutisht një gjë e lehtë për t’u tretur. E orët dhe ditët pas disfatës shpesh bëhen skenë grindjesh, kritikash dhe ofendimesh. Franca po përjeton pikërisht këtë. E mes polemikave të llojeve të ndryshme, vullneti për të gjetur një fajtor për finalen e humbur duket i qartë. Sipas gazetarit Romain Molina, fajtori i dyshuar ka një emër dhe mbiemër: Benjamin Pavard.

    Sipas gazetarit francez, Pavard sabotoi në një farë mënyre Bleus. Ai ka bërë fillimisht komente negative dhe të pahijshme ndaj shokëve të skuadrës. Mbrojtësi i Bayern krijoi kështu një atmosferë toksike në dhomat e zhveshjes. Si rezultat, ai është grindur me trajnerin Deschamps dhe stafin. Ndoshta pikërisht për këtë arsye u preferua si mbrojtës i djathtë gjatë gjithë Kupës së Botës Kounde, i cili në rol është qendërmbrojtës. Pavard gjithashtu ka nxjerrë informacione të brendshme, duke përdorur marrëdhënien e tij me disa gazetarë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.