Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin – Baton Zabërgja dhe Hekuran Berisha gjejnë rrjetën
    Ballina-1

    Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin – Baton Zabërgja dhe Hekuran Berisha gjejnë rrjetën

    14/08/2025 23:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Split dhe avantazhit 1-0 në kohën e rregullt në Tiranë, Dinamo shfrytëzon shtesën për të kaluar tutje me rezultatin përfundimtar 3-1.

    Ndeshja nisi në mënyrë spektakolare për Dinamon, me golin e parë në minutën e 14′.

    Baton Zabërgja kaloi ekipin në avantazh pas një aksioni perfekt dhe një kombinimi të shkëlqyer me Dejvi Bregun, duke ndezur festën në stadium.

    Gjatë pjesës së parë, Dinamo City krijoi disa raste të pastra për të dyfishuar avantazhin, por portieri i Hajduk Split shpëtoi disa herë ekipin kroat.

    Abdoulie Sanyang u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të, duke i lënë kroatët me 10 veta në fushë.

    Pjesa e dytë nuk solli gola të tjerë dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

    Gjatë shtesës së parë, Hajduk barazoi në minutën e 99-të me golin e Karacic, i cili shfrytëzoi një harkim nga këndi dhe gjuajti saktë me kokë për të vendosur 1-1.

    Dinamo reagoi menjëherë, me golin e dytë të Eridon Qardakut në minutën e 109′, një eurogol që i dha përsëri avantazh skuadrës shqiptare dhe shpërtheu festën në “Air Albania”.

    Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 111-të, Hekuran Berisha vulosi rezultatin me golin e tretë, duke siguruar fitoren 3-1 dhe kualifikimin e Dinamos për në play-off të Ligës së Konferencës.

    TË LIDHURA

    Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren

    27/10/2025 14:29

    Zbulohen fjalët që Vini Jr i tha në bankë pas zëvendësimit – Real Madridi nuk po ndërhynë

    27/10/2025 14:19

    Daku: Fitorja ndaj Serbisë më e madhja në karrierë, fantastike që Shqipëria dhe Kosova të jenë në Botëror

    27/10/2025 11:13

    Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë: Udhëtojmë më të motivuar se kurrë

    24/10/2025 12:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.