Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dinamo në Prishtinë udhëton me tri mungesa
    Ballina-1

    Dinamo në Prishtinë udhëton me tri mungesa

    03/10/2023 19:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nuk është e lehtë për trajnerin e Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviqin, para përballjes së xhiros së dytë të Conference League kundër skuadrës më të mirë të Kosovës, Ballkanit, në Prishtinë.

    Për ndeshjen me Ballkanin nuk mund të llogarisë në reprezentuesit kroat Bruno Petkoviq, Darij Shpikiq, si dhe në Stefan Ristovski, për shkak të lëndimeve, Robert Ljubiçiq i sëmurë, i infektuar me virus, ka temperaturë, Martin Baturina dhe Josip Drmiq pësuan goditje të forta në gju në stadiumin në ‘Polud’.

    Edhe pse në shtëpinë e kaltër shpresojnë që Ljubiçiq, Baturina dhe Drmiq do të jenë gati për ndeshjen në Prishtinë, për momentin nuk mund të pretendohet me siguri 100 për qind, shkruan media kroate ‘Sportske Novosti”.

    “Të enjten në orarin e ndeshjeve në Prishtinë, kundërshtar është Ballkani.

    Një kundërshtar i panjohur për publikun e gjerë, por le t’i shohim vetëm rezultatet e tyre evropiane në Prishtinë. Kështu, në kualifikueset e Champions League, Ludogorets e fituan në shtëpi me 2:0, pastaj në Conferende League Larnen me 3:0, Lincoln me 2:0 dhe BATE Borisov me 4:1. I mundën të gjithë në Prishtinë, me goldallim 11:1!

    Ata gjithashtu fituan të katër ndeshjet në shtëpi në kampionat, fituan dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi gjithsej, në vitin 2022 nuk u mposhtën në asnjë ndeshje si mikpritës!”, shkruan mes të tjera media kroate. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Prishtina luan me tre sulmues ndaj Sheriffit

    17/07/2025 18:57

    Chelsea do t’i shesë shtatë lojtarë, Broja njëri prej tyre

    17/07/2025 18:06

    Vetëm Mbappe e Lunin në ceremoninë përshëndetëse të Lucas Vazquezit

    17/07/2025 18:04

    Modriqi mbeti i impresionuar nga Igli Tare

    16/07/2025 18:12
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.