Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dinamo pranë marrëveshjes për transferimin e Arbër Hoxhës, opsion edhe Almir Kryeziu
    Ballina-2

    Dinamo pranë marrëveshjes për transferimin e Arbër Hoxhës, opsion edhe Almir Kryeziu

    06/12/2023 23:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, pritet të jetë përforcimi i parë i Dinamos së Zagrebit në afatin kalimtar të janarit.

    Mediumi kroat “germanijak.hr” ka shkruar të mërkurën se Dinamo pothuajse ka arritur marrëveshje me Slaven Belupon për transferimin e Hoxhës. Raportohet se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për të finalizuar marrëveshjen mes klubeve, pasi Hoxha është i vendosur për t’iu bashkuar Dinamos. Madje Hoxha tashmë ka njoftuar drejtuesit e Slaven Belupos se prej të gjitha ofertave që i ka para vetes më së shumti i intereson ajo e Dinamos.

    Mediumi kroat ka raportuar se negociatat mes klubeve ka disa javë që kanë filluar dhe se marrëveshja në fillim të bisedimeve ishte shumë larg. Slaven Belupo kishte kërkuar tre milionë euro për Hoxhën, çmim ky që Dinamo kishte refuzuar menjëherë. Dinamo ka refuzuar edhe kërkesën e dytë të Slaven Belupos prej dy milionë eurosh, ndërsa tani marrëveshja pritet të finalizohet për 800 mijë euro.

    Trajneri i Dinamos, Sergej Jakiroviq, ka përsëritur disa herë se lojtarët e krahut që shquhen me shënim të golave janë prioritet në afatin kalimtar të janarit.

    Hoxha këtë edicion ka treguar ndeshje të mira në kampionatin e Kroacisë. Ka shënuar tre gola dhe ka po aq asistime në 16 ndeshje të zhvilluara. Ai ka edhe një gol të shënuar në Kupën e Kroacisë, garë në të cilën ka regjistruar dy paraqitje deri më tani.

    Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Hoxhën raportohet se Dinamo ka opsionin tjetër, i cili është Almir Kryeziu i skuadrës së Ballkanit.

    Paraqitjet e mira të Kryeziut në Ligën e Konferencës me Ballkanin kanë bërë që ai të tërheqë vëmendjen e trajnerit të Dinamos. Megjithatë, Hoxha ka përparësi. Ai ka jetuar në Zagreb kur ishte pjesë e skuadrës së Lokomotivës dhe e njeh mirë ligën kroate.

    25-vjeçari në verën e vitit 2021 u largua nga Ballkani për t’iu bashkuar Lokomotivës, ndërsa një vit më vonë iu bashkua skuadrës së Slaven Belupos. Me Slaven Belupon ka kontratë deri në vitin 2027.

    Krahas Dinamos interesim për Hoxhën kohët e fundit ka shfaqur edhe Hajduku i Splitit.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.