Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dinamo Zagreb e do yllin e Kombëtares së Shqipërisë
    Ballina-2

    Dinamo Zagreb e do yllin e Kombëtares së Shqipërisë

    25/12/2023 19:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Mandatory Credit: Photo by Andrzej Lange/EPA-EFE/Shutterstock (14092299c) Albanian national soccer team player celebrate after winning the UEFA EURO 2024 qualifying soccer match between Albania and Poland in Tirana, Albania, 10 September 2023. UEFA Euro 2024 qualification round - Albania vs Poland, Tirana - 10 Sep 2023

    U zbulua me ardhjen e teknikut Sylvinho, por është kthyer në një nga protagonistët e Kombëtares “kuqezi” dhe jo vetëm.

    Anësori i mbrojtjes, Mario Mitaj, prodhim i akademisë së “gjigantëve” grek të AEK, po shkëlqen gjithashtu edhe në Premier League-n ruse, ku falë performancave të tij, me skuadrën e Lokomotiv Moscow ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve me histori në futbollin evropian.

    Sipas raportimeve më të fundit të mediave kroate dhe atyre ruse, skuadra e Dinamo Zagreb është gati të japë miliona për Mario Mitajn e mesa duket kontaktet e para mes dy klubeve kanë nisur dhe pritet që gjithçka të mbyllet në merkaton e janarit.

    Për kartonin e 20-vjeçarit, “gjigantët” kroatë të futbollit kanë gati një ofertë prej 4 milionë eurosh, shifër kjo që mund të rritet, pasi kampionët në fuqi të Kroacisë janë prej kohësh tashmë në kërkim të një anësori të krahut të majtë të mbrojtjes.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.