Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Disa fakte rreth kundërshtarit të ardhshëm të Malishevës në Ligën e Konferencës
    Ballina-2

    Disa fakte rreth kundërshtarit të ardhshëm të Malishevës në Ligën e Konferencës

    17/06/2025 20:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjatë ditës së sotme, Malisheva ka mësuar kundërshtarin e saj në fazën e parë të Ligës së Konferencës.

    Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi do të përballet me islandezët e Vikingur Reykjavik.

    Fillimisht, malishevasit do të luajnë si vendas, teksa ndeshjen e kthimit do ta luajnë si mysafirë.

    Vikinguri islandez është momentalisht në vendin e parë të elitës së futbollit në Islandë, me kampionatin që tashmë është tek në javën e 11-të.

    Vlera e Vikingurit sipas “Transfermarkt” kap vlerën e 4.15 milionë eurove.

    Lojtari më i shtrenjtë i Vikingurit është ish-ylli i Premierligës, Gylfi Sigurdsson, i cili iu bashkua skuadrës nga marsi i vitit 2025 për shumën e 125 mijë eurove.

    Në këtë sezon – që tashmë ka nisur në Islandë – top golashënues i Vikingurit është Daniel Hafsteinsson me katër gola të shënuar. Top asistues është Helgoi Gudjonsson me tre sosh.

    Në historinë e vetë, Vikinguri ka fituar shtatë herë titullin e kampionit në Islandë, teksa pesë herë e ka fituar Kupën e Islandës. Dy herë po ashtu është edhe fitues i Superkupës në Islandë.

    Ndërkohë, në Europë, Vikinguri për herë të parë u paraqit në sezonin 1972/73, në European Cup Ëinners’ Cup.

    Megjithatë, suksesin më të madh e ka arritur sezonin e kaluar, duke arritur që të shkojë deri në play-offin e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës.

    Gjatë rrugëtimit për kualifikim në Ligën e Konferencës, Vikinguri e kishte mposhtur Egnatinë në rundin e dytë kualifikues, Floran në rundin e tretë dhe Santa Coloma në play-off.

    Në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, Vikinguri kishte arritur të pozicionohet në vendin e 19-të, duke siguruar play-offin, aty ku ishte mposhtur nga Panathinaikos.

    TË LIDHURA

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.