Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Disiplinori dënon Llapin e Ballkanin
    Ballina-1

    Disiplinori dënon Llapin e Ballkanin

    23/03/2023 10:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i FFK-së ka marrë disa masa pas ndeshjeve të javës së 26-të në Albi Mall Superligë, transmeton GazetaSport.info.

    Skuadra e Llapit dhe ajo e Ballkanit janë dënuar pas përleshjes së tifozëve pas ndeshjes ku pati dëme të konsiderueshme materiale.

    Llapi është dënuar me 1000 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes, ndërsa Ballkani potashtu me 1000 për shkak të demolimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” të tifozëve të Ballanit.

    Vendimet e plota:

    FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hudhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëluar askend. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njejtat i hudhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    II. FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive). Bazuar në nenin 53 komisioni njerr këtë VENDIM.

    – Pagesa e dëmit të shktatuar në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuara nga FC “Llapi” (shuma e paraparë e pagesës e shënuar në fatura së bashku me vendim i dërgohet e FC “ Ballkani”. Afati i pagesës në bazë të dispozitave dhe akteve normative të FFK-së, Rregullorja disiplinore.

    Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, akuzon gjyqtarin kryesor për akordimin e penalltisë (sipas tij nuk ishte penallti) për ekipin kundërshtar si dhe organet e FFK-së për tretman të pabarabartë. Sipas xhirimit televiziv Art Motion. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

    Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID.000613M83. Në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

    Portieri i FC ”Prishtina” , Ardit Nika nr fanelle 12 Ardit Nika dhe nr ID. 000766M98. MOTIVI: Në minutën 90+ ndërhyn në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Prishtina. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.