Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Disiplinori FFK-së ndëshkon disa lojtarë dhe zyrtarë pas xhiros së parë
    Ballina-2

    Disiplinori FFK-së ndëshkon disa lojtarë dhe zyrtarë pas xhiros së parë

    22/08/2025 11:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqyrtuar rastet e para disiplinore të edicionit të ri në futbollin vendor, pas ndeshjeve të xhiros së parë në Albi Mall Superligë dhe Raiffeisen Ligën e Parë.

    Në mbledhjen e mbajtur të enjten, ky organ i FFK-së ka shqyrtuar raportet e zyrtarëve të ndeshjeve dhe pamjet televizive, duke marrë disa vendime ndëshkuese ndaj lojtarëve e zyrtarëve për sjellje josportive.

    Zyrtari i sigurisë së FC Ferizaj, Herton Hoxha, është pezulluar për dy ndeshje për shkak të përplasjes me stafin e skuadrës mysafire gjatë ndeshjes me Dritën. Po ashtu, për dy ndeshje është dënuar edhe ekonomi i FC Ballkani, Meriton Kryeziu, i cili në ndeshjen kundër Gjilanit u ndëshkua me karton të kuq pas reagimeve të tepruara ndaj gjyqtarit.

    Në listën e të ndëshkuarve figurojnë edhe disa futbollistë: Donart Vitija i Malishevës, është pezulluar për dy ndeshje pas ndërhyrjes së ashpër ndaj një kundërshtari, e cila u konfirmua pas rishikimit me VAR.

    Donat Kaqiu i Trepçës ’89 u ndëshkua me dy ndeshje për shkak të fyerjeve ndaj kundërshtarit në fund të ndeshjes kundër Prizrenit. Me po aq ndeshje u pezullua edhe Angjelo Radovani i Prizrenit, për sjellje josportive në të njëjtin duel.

    TË LIDHURA

    Vetëm gjashtë skuadra s’kanë humbur deri tani në UEFA Conference League, në mesin e tyre edhe Drita

    28/11/2025 12:37

    Thierry Favre vlerëson progresin e FFK-së: Mesazhi që po jep udhëheqja aktuale është shumë i mirë

    27/11/2025 13:34

    Presidenti i FFK-së takon futbollistët e Gjeneratës së artë të FC Prishtina

    27/11/2025 13:33

    Broja: Besoj te cilësia e ekipit, synimi ynë do të jetë trepikëshi

    26/11/2025 18:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.