Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Disiplinori merr vendim: Sahiti e Berisha dënohen me nga dy ndeshje
    Ballina-1

    Disiplinori merr vendim: Sahiti e Berisha dënohen me nga dy ndeshje

    18/04/2023 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës pas procedurave të hapura nga Komisioni i Garave ka marrë vendim për dy anëtarët e Trepçës ’89 që u ndeshkuan me karton të kuq në ndeshjen me Llapin, shkruan GazetaSport.info

    Futbollisti Samir Sahiti dhe ndihmëstrajneri Blerim Berisha janë dënuar me nga dy ndeshje. Ata u ndëshkuan me karton të kluq për sjellje të pahishme gjatë festës së  shënimit të golit të Trepçës ’89 në minutat shtesë të ndeshjes.

    Vendimet:

    Nd.trajneri i FC ”Trepça ‘89”, Blerim Berisha nr ID.013594M84. Pas shënimit të golit ne min e 90+, duke festuar golin shkelmon një shishe PVC në drejtim të fushës së lojës duke i rrezikuar lojtarët në fushë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Llapi. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i FC ”Trepça ‘89”, Samir Sahiti nr fanelle 8 dhe nr ID.0022659M88. Pas shënimit të golit në min e 90+, ngjitet në tribunat VIP duke festuar në mënyrë të tepruar dhe provokon, fyen me gjeste josportive ndaj bankinës mysafire të FC ”Llapi” për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Llapi. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.