Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Distria e para në ranglistën botërore
    Ballina-1

    Distria e para në ranglistën botërore

    15/05/2023 12:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Distria Krasniqi ka kaluar në pozitën e parë në ranglistën botërore të xhudos, në kategorinë deri 52 kilogramë. Distria ishte e dyta, pas Chelsie Giles të Britanisë së Madhe, por në ranglistën e re të publikuar të hënën mban vendin e parë. Distria udhëheq me 7275 pikë, ndërsa Giles është e dyta me 7010 pikë.

    Distria Krasniqi në Botëror u rendit e pesta dhe kjo i mundësoi që të dal në krye të ranglistës botërore. Me vendin e pestë në Botëror, Distria fitoi 720 pikë në ranglistën botërore. Kosova nuk ka fituar medalje në Botërorin që javën e kaluar u mbajt në Doha të Katarit.

    Kishte edhe dy vende të shtata, me Nora Gjakovën dhe Laura Fazliun. Distria më parë ishte në krye të ranglistës në kategorinë deri 48 kilogramë. Madje për kohë të gjatë. Në atë kategori ka medalje të artë olimpike.

    Në krye të renditjes më herët ishin edhe Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kg dhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kg. Edhe Majlinda e Nora kanë medalje të arta olimpike. Në renditjen e re, Nora ka përparuar për dy pozita dhe tani është e gjashta në 57 kg. Akil Gjakova është i 50-ti në kategorinë deri 73 kg, pas përparimit për tri pozita. Akilin e pret garë jo e lehtë për ta siguruar normën olimpike. Ndërkohë Laura Fazliu ka rënë për dy pozita dhe tani renditet e 13-ta në kategorinë deri 63 kilogramë.

    Loriana Kuka ka humbur një pozitë dhe tani është e 23-ta në kategorinë deri 73 kilogramë.

    Erza Muminoviq renditet e 68-ta në kategorinë deri 52 kg, pasi avancoi për dhjetë vende. Flaka Roxha lëvizi një pozitë prapa dhe tani është e 35-ta në 57 kg. Ranglista shërben për të siguruar normën olimpike e po ashtu për të caktuar bartësit nëpër gara. Pikët mblidhen në secilën garë.

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.