Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Distria Krasniqi, nënkampione evropiane
    Ballina-1

    Distria Krasniqi, nënkampione evropiane

    03/11/2023 19:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Distria Krasniqi ka vazhduar me suksese në xhudo. Të premten në Montpellier të Francës, Distria fitoi medalje të argjendtë evropiane. Medaljen evropiane, Distria e fitoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ishte bartëse e parë.

    Në finale u mposht nga francezja Amandine Buchard, bartësja e dytë dhe medalistja olimpike, botërore e evropiane. Me Buchardin, Distria tani ka një fitore e katër humbje. Këtë vit bilanci është 2:1 në të mirë të xhudistes franceze. Finalja ishte e fortë, ndërsa u dominua nga Distria. Ajo kishte iniciativën vazhdimisht dhe kërkoi hedhjen. Në kohën shtesë, kur Buchard kishte dy dënime, një situatë në dukje e parrezikshme, vendosi fituesen. Buchard përfitoi nga lufta në dysheme dhe me mbajtje siguroi fitoren dhe medaljen e artë.

    Deri në finale, Distria arriti me tri fitore. Në raundin e dytë e mposhti me dy uazari kroaten Ana Viktorija Puljiz, medaliste nga Evropiani i vitit të kaluar. Në çerekfinale, Distria ishte më e mirë se xhudistja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva. Azerbejxhanasja pësoi tri dënime dhe kështu Distrisë i takoi fitorja me Ippon. Në mënyrë të njëjtë fitoi në gjysmëfinales ndaj italianes shumë të suksesshme, Odette Giuffrida. Lufta me Giuffridan ishte shumë e fortë, ndërsa italianja mori dënimin e tretë në kohën shtesë.

    Distria tani ka pesë medalje evropiane. Në vitin 2018 ishte nënkampione. Në vitin 2020 u rendit e treta, ndërsa kampione ishte në vitin 2021. Vjet po ashtu fitoi medalje të bronztë. Medalja e argjendtë e Distrisë ishte e 20-ta për Kosovën në Kampionate Evropiane për seniorë.

    TË LIDHURA

    Dyshja kosovare në Rusi – Shabanhaxhaj dhe Hoxha i japin Rubin Kazanit startin perfekt

    20/07/2025 22:19

    Ardhja më e re te Kosova shënon gol në Rusi, Veldin Hoxha e nis mirë sezonin e ri

    20/07/2025 20:59

    Interi kthehet fuqishëm në garë për Granit Xhakën

    20/07/2025 20:34

    Rrahmani flet për De Bruynen dhe ndihmën për Beukeman

    20/07/2025 19:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.